SHËNUAR NË MURET E MËDHA TË KINËS - Ghi ở Vạn lý Trường Thành (poezi) - Mai Văn Phấn. Përkthimi dhe Hyrja nga Dr. Gjekë Marinaj
Mai Văn Phấn
Përkthimi dhe Hyrja nga Dr. Gjekë Marinaj
Dr. Gjekë Marinaj
SHËNUAR NË MURET E MËDHA TË KINËS
(Ghi ở Vạn
lý Trường Thành)
Retë
mbartën shkëmbinjtë e rëndë mbi shpatulla
pluhuri ua
mbushi sytë
mushkëritë
u bllokuan nga rëra
Muri i madh
i pambaruar
nga qielli
zërat e eunukëve transmetonin dekretet mbretërore
të
rriheshin ata që krijuan poezi duke mbartë shkëmbinj
deri sa të
nxirrnin gjak nga goja
Urdhri juaj do zbatohet!
Në lartësi
një fytyrë e fryrë qe parë
me duar të
ftohta, sy të plumbtë dhe zë vajorë
Çatitë e
ndërtesave të zjarrfikësve qenë të kuqe
Shpatat të
njollosura me gjak buzë fytit
Duke
përkulur kurrizin për të shtyrë diellin më tej
duke
dërmuar këmbët për të shtyrë erën që andej
nën
mirëkuptimin e afrimit pranë luleve
duke
buzëqeshur në shakullinat e egra kolatike
Madhështia
Juaj/ Lartësia Juaj/ Raporto te shoku...
shërbëtori
juaj i thjeshtë/ subjekti juaj i vogël/ unë...
do e kryej
detyrën deri në fund
Këtu qe
Zeniti
ose fundi i
gërdallës
vetëm
kurrizet e tyre të djegur, të rrahur nga kamxhikët
Ëmbëlsia e
turistëve derdhur në gurët e grinjtë
lulëzuar me
lule opiumi.
GJEKË MARINAJ
Gjekë Marinaj është poet, shkrimtar, përkthyes dhe kritik letrar Amerikan i lindur në Shqipëri i cili njihet edhe si themeluesi i një forme të re të kritikës së artit dhe letërsisë e njohur si Teoria e Protonizmit. Banues në Shtetet e Bashkuara, ka qenë presidenti i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, e themeluar nga Marinaj në vitin 2001dhe ka botuar disa libra me poezi, prozë dhe kritikë letrare. Në vitin 2008, Marinaj u nderua me Çmimin Pjetër Arbnori për letërsi nga QNK, pjesë e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë. Në vitin 2021, ai ishte fituesi i Çmimit Ndërkombëtar Letrar Changwon KC të Koresë së Jugut. Puna e tij shkrimore dhe paqebërëse ka marrë vlerësime dhe nderime në Shqipëri, Evropë, SHBA dhe Azi.
Jeta e hershme dhe karriera: I lindur në vitin 1965 në Malësi e Madhe të Shqipërisë veriore, Marinaj e filloi karrierën e tij si korrespondent vullnetar duke botuar në një sërë organesh të shtypit shqiptar, fillimisht në gazetën lokale "Jeta e Re" në Shkodër, e më pas në një sërë botimesh kombëtare shqiptare si "Zëri i Rinisë", "Luftëtari", "Vullnetari" dhe "Drita". ). Në gusht të vitit 1990, Marinaj botoi një poezi satirike antikomuniste me titull "Kuajt". I vetëdijshëm për arrestimin e tij të afërt nga regjimi komunist, më 12 shtator 1990, Marinaj u shpëtoi autoriteteve duke kaluar ilegalisht kufirin shqiptaro-jugosllav. Pasi u arratis në Jugosllavi, mori azil politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mbërriti në San Diego në korrik 1991, më pas shkoi në Richardson, Teksas. Në vitin 2001, Marinaj themeloi Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, për të cilën ai shërbeu si president deri në vitin 2009. Në vitin 2019, Marinaj u nderua me titullin Ambasador i Kombit nga Republika e Shqipërisë. Ai shërben si drejtor i shtëpisë botuese dhe mediave të tjera Mundus Artium Press, pranë Universitetit të Teksasit në Dallas.
Edukimi në Amerikë: Pas studimeve në Shqipëri, Marinaj fitoi një diplomë të asociuar në shkencë nga Brookhaven College, në vitin 2001. I vazhdoi studimet në Universitetin e Teksasit në Dallas, ku u diplomua në Artet dhe Shkencat humane, me gradën Magna Cum Laude, në vitin 2006. Magjistraturën e vazhdoi dhe e mbrojti në të njëjtin universitet dhe në të njëjtën degë në vitin 2008. Tre vjet më vonë, u certifikua në Studimet e Holokaustit nga Qendra Ackerman për Studimet e Holokaustit.
Doktor i filozofisë: Pas katër vjet studimesh të avancuara në letërsinë botërore dhe artin e përkthimit, Universiteti i Teksasit në Dallas i akordoi Marinajt doktoraturë (PhD) të cilën e pranoi në vitin 2012. Disertacioni i tij, i cili fokusohet në historinë dhe filozofinë e poezisë gojore në Ballkan dhe në teorinë e përkthimit letrar, titullohet "Poezia gojore në kulturën shqiptare dhe vendet e tjera ballkanike: Përkthimi i labirinteve të Papërkthyeshmërisë."
Teoria e Protonizmit: Sipas gazetës “The Dallas Morning News”, "Teoria e Protonizmit" e Marinajt kërkon të "promovojë paqen dhe të menduarit pozitiv" përmes kritikës letrare. Në vitin 2011, artikulimi i parë i kësaj teorie u botua në librin e tij "Protonizmi: nga Teoria në Praktikë", që menjëherë pas botimit mori Çmimin Albanian BookerMan për Letërsi nga Grupi Nacional i Medias në Tiranë.
(Fragment nga Wikipedia)
Bukuri natyrore në Shqipëri