Mai Văn Phấn
Përkthimi dhe Hyrja nga Dr. Gjekë
Marinaj
Tiến sỹ Gjekë
Marinaj dịch từ tiếng Anh sang tiếng Anbani
Dr. Gjekë Marinaj
NGA SHTËPIA JONË
(Từ nhà mình)
Ju i
mblidhni gjërat sipas stinëve
Një grumbull lule grejpfrutash për
vjeshtë,
Kumbullash në pranverë.
Ne jemi pulsi i ajrit, thellësia e
abusit, gjinjtë e tokës
Që zgjedhim qoshe të ngrohta të
shpalosim mobiliet,
Truall të pastër për tavolinat dhe
karriget.
I derdhim hallet në sofër të
bukës
Me lugë druri i marrim perimet në
bahçe,
Peshku kafshon krimbin në një vazo
prej balte.
Dashurojmë gjurmët e këmbeve në
kotecin e orizit,
Muret e gjëra, lumenjtë dhe ujëvarat,
puçikët dhe bërrakat.
Mos rri gjatë në dhomë,
Dil e shëtit nëpër lëndina, andej anës
së lumit,
Ku gjethet rriten jeshile dhe peshku
gjarpëron
Kafsho ananase të freskëta apo
portokaj të ëmbël
Dhe lërë lëngun të bie në dheun e kuq.
Nga Mai Văn Phấn:
Poeti vietnamez Mai Văn Phấn u lind në
Ninh Bình, Delta e Lumit të Kuq në Vietnamin e Veriut, në vitin 1955.
Aktualisht jeton në Hải Phòng, një qytet i bukur që e frymëzon të vazhdojë
krijimtarinë poetike. Ka fituar një numër çmimesh letrare Vietnameze dhe
ndërkombëtare, përfshirë Çmimin e Shoqatës së Shkrimtarëve Vietnam në 2010,
Çmimin Letrar Cikada të Suedisë në 2017, Çmimin e Akademisë Serbe të Shkencave
dhe Arteve në 2019 dhe një Çmim nga Shoqata e Përkthyeseve Letrarë të Malit të
Zi në vitin 2020. Ka botuar 16 libra me poezi dhe një libër me ese në fushën e
kritikës letrare. 23 librat të tij me poezi janë në shitje kudo nëpër botë si
dhe në Amazon.com. Poezitë e poetit Mai Văn Phấn deri tani janë përkthyer në 33
gjuhë.
Tranh của HS. Lê Bá Đảng