MËSOHU TË MBËSHTETESH NË VETVETE QË TË MBIJETOSH - Biết thì sống (poezi) - Mai Văn Phấn. Përkthimi dhe Hyrja nga Dr. Gjekë Marinaj
Mai Văn Phấn
Përkthimi dhe Hyrja nga Dr. Gjekë Marinaj
Dr. Gjekë Marinaj
MËSOHU TË MBËSHTETESH NË VETVETE QË TË MBIJETOSH
(Biết thì sống)
Shtëpia e shefit
provincial u sulmua
nga rruga
që të çon drejt te dera e tij.
Libri i Feng-Shui
na mëson që pakujdesia e planifikuar
është një
shkak për katastrofë.
Libri po
ashtu na mëson
në
seksionet e nishaneve fizike
në faqen
267, rreshti i tretë nga fundi
rreth
njerëzve me sjellje të shthurura.
Një nishan
i errët padyshim qe identifikuar në syrin e majtë të një gruaje
në detyrë
të mbledhjes të së hollave të mëdha
kur u kap
mbrëmë
tek po
vlerësonte dhe puthte shefin e provincës
në hotelin "Mish-Qeni-Brenda..."
"Raporti është bërë në pesë kopje
të gjitha me të njëjtin vlefshmëri ligjore".
Ai ndjeu
një shije të hidhur në gojë
tek po i
ngrihej zemërimi në fyt
por duke
menduar situatën
e kuptoi se
ishte tërësisht e natyrshme
pasi kishte
gëlltitur disa gota raki
dhe doli në
kopsht të shikojë lindjen e diellit.
Herën
tjetër mbaji njohuritë në gjoks
ngritja e
zërit është e padobishme.
GJEKË MARINAJ
Gjekë Marinaj është poet, shkrimtar, përkthyes dhe kritik letrar Amerikan i lindur në Shqipëri i cili njihet edhe si themeluesi i një forme të re të kritikës së artit dhe letërsisë e njohur si Teoria e Protonizmit. Banues në Shtetet e Bashkuara, ka qenë presidenti i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, e themeluar nga Marinaj në vitin 2001dhe ka botuar disa libra me poezi, prozë dhe kritikë letrare. Në vitin 2008, Marinaj u nderua me Çmimin Pjetër Arbnori për letërsi nga QNK, pjesë e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë. Në vitin 2021, ai ishte fituesi i Çmimit Ndërkombëtar Letrar Changwon KC të Koresë së Jugut. Puna e tij shkrimore dhe paqebërëse ka marrë vlerësime dhe nderime në Shqipëri, Evropë, SHBA dhe Azi.
Jeta e hershme dhe karriera: I lindur në vitin 1965 në Malësi e Madhe të Shqipërisë veriore, Marinaj e filloi karrierën e tij si korrespondent vullnetar duke botuar në një sërë organesh të shtypit shqiptar, fillimisht në gazetën lokale "Jeta e Re" në Shkodër, e më pas në një sërë botimesh kombëtare shqiptare si "Zëri i Rinisë", "Luftëtari", "Vullnetari" dhe "Drita". ). Në gusht të vitit 1990, Marinaj botoi një poezi satirike antikomuniste me titull "Kuajt". I vetëdijshëm për arrestimin e tij të afërt nga regjimi komunist, më 12 shtator 1990, Marinaj u shpëtoi autoriteteve duke kaluar ilegalisht kufirin shqiptaro-jugosllav. Pasi u arratis në Jugosllavi, mori azil politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mbërriti në San Diego në korrik 1991, më pas shkoi në Richardson, Teksas. Në vitin 2001, Marinaj themeloi Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, për të cilën ai shërbeu si president deri në vitin 2009. Në vitin 2019, Marinaj u nderua me titullin Ambasador i Kombit nga Republika e Shqipërisë. Ai shërben si drejtor i shtëpisë botuese dhe mediave të tjera Mundus Artium Press, pranë Universitetit të Teksasit në Dallas.
Edukimi në Amerikë: Pas studimeve në Shqipëri, Marinaj fitoi një diplomë të asociuar në shkencë nga Brookhaven College, në vitin 2001. I vazhdoi studimet në Universitetin e Teksasit në Dallas, ku u diplomua në Artet dhe Shkencat humane, me gradën Magna Cum Laude, në vitin 2006. Magjistraturën e vazhdoi dhe e mbrojti në të njëjtin universitet dhe në të njëjtën degë në vitin 2008. Tre vjet më vonë, u certifikua në Studimet e Holokaustit nga Qendra Ackerman për Studimet e Holokaustit.
Doktor i filozofisë: Pas katër vjet studimesh të avancuara në letërsinë botërore dhe artin e përkthimit, Universiteti i Teksasit në Dallas i akordoi Marinajt doktoraturë (PhD) të cilën e pranoi në vitin 2012. Disertacioni i tij, i cili fokusohet në historinë dhe filozofinë e poezisë gojore në Ballkan dhe në teorinë e përkthimit letrar, titullohet "Poezia gojore në kulturën shqiptare dhe vendet e tjera ballkanike: Përkthimi i labirinteve të Papërkthyeshmërisë."
Teoria e Protonizmit: Sipas gazetës “The Dallas Morning News”, "Teoria e Protonizmit" e Marinajt kërkon të "promovojë paqen dhe të menduarit pozitiv" përmes kritikës letrare. Në vitin 2011, artikulimi i parë i kësaj teorie u botua në librin e tij "Protonizmi: nga Teoria në Praktikë", që menjëherë pas botimit mori Çmimin Albanian BookerMan për Letërsi nga Grupi Nacional i Medias në Tiranë.
(Fragment nga Wikipedia)
Bukuri natyrore në Shqipëri