HISTORIA DO VAZHDOJË - Chuyện còn dài (poezi) - Mai Văn Phấn. Përkthimi dhe Hyrja nga Dr. Gjekë Marinaj

Mai Văn Phấn

Përkthimi dhe Hyrja nga Dr. Gjekë Marinaj

 

 

Retrospektivat e një ditari të rëndësishëm poetik Gjekë Marinaj | Radi and  Radi

Dr. Gjekë Marinaj

 

 

 

HISTORIA DO VAZHDOJË

(Chuyện còn dài)

 

Një bubazhel zvarritet rreth meje dhe më thot

vetëm mishërohuni me këta tre muaj

në jetën e shkuar ke qenë njeri me dinjitet

 

Me dinjitet, po pse ta pranoj një fat të shtypur?

Nuk besoj në stringla të varura në shtyllakë të derës

Atëherë ku është dëshmitari? ku janë provat?   

 

Bubazheli zgjon një anëtar të përleshur

Në rregull, vetëm kape fatin nga krahu

që mbërrin përtej dritares me hekura

ose që zgjatet për një koktej elegant

kundrejt gojës së gjerë të një njeriu të hajthëm

që nxjerr hapa të gjatë dhe ka gjunjë të fortë

 

Më duhet të vazhdoj të imagjinoj

që të mos tallem nga të tjerët si i verbër

bubazheli dhe unë kemi një seminar shkencor

të dy mbajmë maska prej garze, shijojmë lule

vëmë gracka zogjsh, tejkalojmë vijën e pasojave

tërësisht të djersitur, parathënës

 

Nga ky moment bubazheli dhe unë jemi të arsyeshëm

Ai zvarritet jashtë, unë jam pa ndjenja

Ai bren, unë përmbytem

Ai ngjitet mureve, unë zemërohem

Ai sekretohet, unë mashtroj

Ai mban erë, unë jam i pacipë

Ai ka pretendime, unë i bej shteg

Ai kapardiset, unë jam kokëfortë. 

 

 

 

GJEKË MARINAJ

 

Gjekë Marinaj është poet, shkrimtar, përkthyes dhe kritik letrar Amerikan i lindur në Shqipëri i cili njihet edhe si themeluesi i një forme të re të kritikës së artit dhe letërsisë e njohur si Teoria e Protonizmit. Banues në Shtetet e Bashkuara, ka qenë presidenti i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, e themeluar nga Marinaj në vitin 2001dhe ka botuar disa libra me poezi, prozë dhe kritikë letrare. Në vitin 2008, Marinaj u nderua me Çmimin Pjetër Arbnori për letërsi nga QNK, pjesë e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë. Në vitin 2021, ai ishte fituesi i Çmimit Ndërkombëtar Letrar Changwon KC të Koresë së Jugut. Puna e tij shkrimore dhe paqebërëse ka marrë vlerësime dhe nderime në Shqipëri, Evropë, SHBA dhe Azi.

 

Jeta e hershme dhe karriera: I lindur në vitin 1965 në Malësi e Madhe të Shqipërisë veriore, Marinaj e filloi karrierën e tij si korrespondent vullnetar duke botuar në një sërë organesh të shtypit shqiptar, fillimisht në gazetën lokale "Jeta e Re" në Shkodër, e më pas në një sërë botimesh kombëtare shqiptare si "Zëri i Rinisë", "Luftëtari", "Vullnetari" dhe "Drita". ). Në gusht të vitit 1990, Marinaj botoi një poezi satirike antikomuniste me titull "Kuajt". I vetëdijshëm për arrestimin e tij të afërt nga regjimi komunist, më 12 shtator 1990, Marinaj u shpëtoi autoriteteve duke kaluar ilegalisht kufirin shqiptaro-jugosllav. Pasi u arratis në Jugosllavi, mori azil politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mbërriti në San Diego në korrik 1991, më pas shkoi në Richardson, Teksas. Në vitin 2001, Marinaj themeloi Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, për të cilën ai shërbeu si president deri në vitin 2009. Në vitin 2019, Marinaj u nderua me titullin Ambasador i Kombit nga Republika e Shqipërisë. Ai shërben si drejtor i shtëpisë botuese dhe mediave të tjera Mundus Artium Press, pranë Universitetit të Teksasit në Dallas.

 

Edukimi në Amerikë: Pas studimeve në Shqipëri, Marinaj fitoi një diplomë të asociuar në shkencë nga Brookhaven College, në vitin 2001. I vazhdoi studimet në Universitetin e Teksasit në Dallas, ku u diplomua në Artet dhe Shkencat humane, me gradën Magna Cum Laude, në vitin 2006. Magjistraturën e vazhdoi dhe e mbrojti në të njëjtin universitet dhe në të njëjtën degë në vitin 2008. Tre vjet më vonë, u certifikua në Studimet e Holokaustit nga Qendra Ackerman për Studimet e Holokaustit.

 

Doktor i filozofisë: Pas katër vjet studimesh të avancuara në letërsinë botërore dhe artin e përkthimit, Universiteti i Teksasit në Dallas i akordoi Marinajt doktoraturë (PhD) të cilën e pranoi në vitin 2012. Disertacioni i tij, i cili fokusohet në historinë dhe filozofinë e poezisë gojore në Ballkan dhe në teorinë e përkthimit letrar, titullohet "Poezia gojore në kulturën shqiptare dhe vendet e tjera ballkanike: Përkthimi i labirinteve të Papërkthyeshmërisë."

 

Teoria e Protonizmit: Sipas gazetës “The Dallas Morning News”, "Teoria e Protonizmit" e Marinajt kërkon të "promovojë paqen dhe të menduarit pozitiv" përmes kritikës letrare. Në vitin 2011, artikulimi i parë i kësaj teorie u botua në librin e tij "Protonizmi: nga Teoria në Praktikë", që menjëherë pas botimit mori Çmimin Albanian BookerMan për Letërsi nga Grupi Nacional i Medias në Tiranë.

 

(Fragment nga Wikipedia)

 

 

 

 

 

 

Të ngjisësh malet e Shqipërisë | Albanian Post

Bukuri natyrore në Shqipëri

 

 

 

 

 

 

 

 

 


BÀI KHÁC
1 2 

image advertisement
image advertisement
image advertisement




























Thiết kế bởi VNPT | Quản trị