DUKE ECUR NË GJUMË - Mộng du (poezi) - Mai Văn Phấn. Përkthimi dhe Hyrja nga Dr. Gjekë Marinaj

Mai Văn Phấn

Përkthimi dhe Hyrja nga Dr. Gjekë Marinaj

 

 

Gjekë Marinaj PhD (Albania -USA) – ATUNIS GALAXY POETRY

Dr. Gjekë Marinaj

 

 

 

DUKE ECUR NË GJUMË

—Për shkrimtarin Bùi Ngọc Tấn[1]

(Mộng du)

 

Dollia juaj

Në buzëqeshjen që frikëson sipërfaqen e gurit

Kristal që të dridhet nëpër duar.

 

Ju pini me fund thirrjet e zogjve

Që lënë gjurmë kalbjeje mbi verandën e ftohtë prej guri

Batanija juaj mbulon insekte të shqetësuara jetësore

Me to frymë-merrni njëri-tjetrin

Në shira të pazakonshme

 

Një kupë mbytet thellë sikur të ishte gdhendur nga një gji

Thiu i egër rrjedh lëng tek përpiqet të ndërzejë një derr prej druri[2]

Jeni me fat që jetoni mes përplasjesh

Kur sytë e të afërmve përtërijnë hallet që ke.

 

Në një qilim prej fushash të bardha

Fjalët lënë dheun shtatzënë

Përmes devijimeve...

 

Mbërthyer në murin e duhur

Ju keni qëndruar zgjuar kushedi që kur

Dikush hedh në hapat e ecjes tuaj në gjumë

 

Një tjetër gotë

Një tjetër...  


___________________

[1] Bùi Ngọc Tấn, lindur në 1934, jeton në Hải Phòng. Është autori i romanit Chuyện Kể Năm 2000 (Historitë e treguara në vitin 2000), fillimisht botuar nga Thanh Nện në shkurt 2000, por ndalua si libër menjëherë. Libri sjell kujtimet e një shkrimtari të dënuar me pesë vjet (1968-1973) heqje lirie në kampe riedukimi. Në fillin ai tentoi ta titullonte librin Mộng du (duke ecur në gjumë).

[2] Në romanin e tij Bùi trajton historinë e një derri të egër që është mbajtur në thark për një kohë shumë gjatë.  Pas lirimit, derri vërsulet mbi një derr prej druri dhe përpiqet të bëjë ndërzim. 

 

 

GJEKË MARINAJ

 

Gjekë Marinaj është poet, shkrimtar, përkthyes dhe kritik letrar Amerikan i lindur në Shqipëri i cili njihet edhe si themeluesi i një forme të re të kritikës së artit dhe letërsisë e njohur si Teoria e Protonizmit. Banues në Shtetet e Bashkuara, ka qenë presidenti i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, e themeluar nga Marinaj në vitin 2001dhe ka botuar disa libra me poezi, prozë dhe kritikë letrare. Në vitin 2008, Marinaj u nderua me Çmimin Pjetër Arbnori për letërsi nga QNK, pjesë e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë. Në vitin 2021, ai ishte fituesi i Çmimit Ndërkombëtar Letrar Changwon KC të Koresë së Jugut. Puna e tij shkrimore dhe paqebërëse ka marrë vlerësime dhe nderime në Shqipëri, Evropë, SHBA dhe Azi.

Jeta e hershme dhe karriera: I lindur në vitin 1965 në Malësi e Madhe të Shqipërisë veriore, Marinaj e filloi karrierën e tij si korrespondent vullnetar duke botuar në një sërë organesh të shtypit shqiptar, fillimisht në gazetën lokale "Jeta e Re" në Shkodër, e më pas në një sërë botimesh kombëtare shqiptare si "Zëri i Rinisë", "Luftëtari", "Vullnetari" dhe "Drita". ). Në gusht të vitit 1990, Marinaj botoi një poezi satirike antikomuniste me titull "Kuajt". I vetëdijshëm për arrestimin e tij të afërt nga regjimi komunist, më 12 shtator 1990, Marinaj u shpëtoi autoriteteve duke kaluar ilegalisht kufirin shqiptaro-jugosllav. Pasi u arratis në Jugosllavi, mori azil politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mbërriti në San Diego në korrik 1991, më pas shkoi në Richardson, Teksas. Në vitin 2001, Marinaj themeloi Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, për të cilën ai shërbeu si president deri në vitin 2009. Në vitin 2019, Marinaj u nderua me titullin Ambasador i Kombit nga Republika e Shqipërisë. Ai shërben si drejtor i shtëpisë botuese dhe mediave të tjera Mundus Artium Press, pranë Universitetit të Teksasit në Dallas.

Edukimi në Amerikë: Pas studimeve në Shqipëri, Marinaj fitoi një diplomë të asociuar në shkencë nga Brookhaven College, në vitin 2001. I vazhdoi studimet në Universitetin e Teksasit në Dallas, ku u diplomua në Artet dhe Shkencat humane, me gradën Magna Cum Laude, në vitin 2006. Magjistraturën e vazhdoi dhe e mbrojti në të njëjtin universitet dhe në të njëjtën degë në vitin 2008. Tre vjet më vonë, u certifikua në Studimet e Holokaustit nga Qendra Ackerman për Studimet e Holokaustit.

Doktor i filozofisë: Pas katër vjet studimesh të avancuara në letërsinë botërore dhe artin e përkthimit, Universiteti i Teksasit në Dallas i akordoi Marinajt doktoraturë (PhD) të cilën e pranoi në vitin 2012. Disertacioni i tij, i cili fokusohet në historinë dhe filozofinë e poezisë gojore në Ballkan dhe në teorinë e përkthimit letrar, titullohet "Poezia gojore në kulturën shqiptare dhe vendet e tjera ballkanike: Përkthimi i labirinteve të Papërkthyeshmërisë."

Teoria e Protonizmit: Sipas gazetës “The Dallas Morning News”, "Teoria e Protonizmit" e Marinajt kërkon të "promovojë paqen dhe të menduarit pozitiv" përmes kritikës letrare. Në vitin 2011, artikulimi i parë i kësaj teorie u botua në librin e tij "Protonizmi: nga Teoria në Praktikë", që menjëherë pas botimit mori Çmimin Albanian BookerMan për Letërsi nga Grupi Nacional i Medias në Tiranë.

(Fragment nga Wikipedia)

 

 

 

10 fshatrat, me peizazhe mahnitëse në Shqipëri - Albinfo

Bukuri natyrore në Shqipëri

 

 

 

 

 

 

BÀI KHÁC
1 2 

image advertisement
image advertisement
image advertisement




























Thiết kế bởi VNPT | Quản trị