SUPOZIM - Nếu (poezi) - Mai Văn Phấn. Përkthimi dhe Hyrja nga Dr. Gjekë Marinaj

Mai Văn Phấn

Përkthimi dhe Hyrja nga Dr. Gjekë Marinaj

 

 

Gjeke Marinaj

Dr. Gjekë Marinaj

 

 

SUPOZIM

(Nếu)

 

Unë fjeta në shtrat

Qeni në dysheme

rreth 3 metra e 75 centimetra larg meje

 

Filloi shiu

Unë dhe qeni filluam të ëndërrojmë

 

Qeni ëndërroi

të zgjohej herët në të dalë të diellit

të njihej me erën e kalimtarëve

pa nevojën e vërshimit jashtë dhe lehjeve të tërbuara

të mos urrehej dhe rrihej

t'i shërbehej ushqim i njohur

 

Unë ëndërrova

të flija natën pa qenë nevoja të mbyllë derën me çelës

të dal jashtë pa u mashtruar nga askush

njerëzit të thonë atë që mendojnë

pakës ushqim të mirë dhe një shullë të ngrohtë

keqardhje për qenin!

 

Lotët më zgjuan nga gjumi

bojë rrodhi nga valët e argjendta 

 

Supozojmë se nuk ra shi mbrëmë?

Supozojmë se nuk fjeta në krevat?

Supozojmë se largësia nuk qe 3 metra e 75 centimetra?

 

 

 

GJEKË MARINAJ

 

Gjekë Marinaj është poet, shkrimtar, përkthyes dhe kritik letrar Amerikan i lindur në Shqipëri i cili njihet edhe si themeluesi i një forme të re të kritikës së artit dhe letërsisë e njohur si Teoria e Protonizmit. Banues në Shtetet e Bashkuara, ka qenë presidenti i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, e themeluar nga Marinaj në vitin 2001dhe ka botuar disa libra me poezi, prozë dhe kritikë letrare. Në vitin 2008, Marinaj u nderua me Çmimin Pjetër Arbnori për letërsi nga QNK, pjesë e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë. Në vitin 2021, ai ishte fituesi i Çmimit Ndërkombëtar Letrar Changwon KC të Koresë së Jugut. Puna e tij shkrimore dhe paqebërëse ka marrë vlerësime dhe nderime në Shqipëri, Evropë, SHBA dhe Azi.

 

Jeta e hershme dhe karriera: I lindur në vitin 1965 në Malësi e Madhe të Shqipërisë veriore, Marinaj e filloi karrierën e tij si korrespondent vullnetar duke botuar në një sërë organesh të shtypit shqiptar, fillimisht në gazetën lokale "Jeta e Re" në Shkodër, e më pas në një sërë botimesh kombëtare shqiptare si "Zëri i Rinisë", "Luftëtari", "Vullnetari" dhe "Drita". ). Në gusht të vitit 1990, Marinaj botoi një poezi satirike antikomuniste me titull "Kuajt". I vetëdijshëm për arrestimin e tij të afërt nga regjimi komunist, më 12 shtator 1990, Marinaj u shpëtoi autoriteteve duke kaluar ilegalisht kufirin shqiptaro-jugosllav. Pasi u arratis në Jugosllavi, mori azil politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mbërriti në San Diego në korrik 1991, më pas shkoi në Richardson, Teksas. Në vitin 2001, Marinaj themeloi Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, për të cilën ai shërbeu si president deri në vitin 2009. Në vitin 2019, Marinaj u nderua me titullin Ambasador i Kombit nga Republika e Shqipërisë. Ai shërben si drejtor i shtëpisë botuese dhe mediave të tjera Mundus Artium Press, pranë Universitetit të Teksasit në Dallas.

 

Edukimi në Amerikë: Pas studimeve në Shqipëri, Marinaj fitoi një diplomë të asociuar në shkencë nga Brookhaven College, në vitin 2001. I vazhdoi studimet në Universitetin e Teksasit në Dallas, ku u diplomua në Artet dhe Shkencat humane, me gradën Magna Cum Laude, në vitin 2006. Magjistraturën e vazhdoi dhe e mbrojti në të njëjtin universitet dhe në të njëjtën degë në vitin 2008. Tre vjet më vonë, u certifikua në Studimet e Holokaustit nga Qendra Ackerman për Studimet e Holokaustit.

 

Doktor i filozofisë: Pas katër vjet studimesh të avancuara në letërsinë botërore dhe artin e përkthimit, Universiteti i Teksasit në Dallas i akordoi Marinajt doktoraturë (PhD) të cilën e pranoi në vitin 2012. Disertacioni i tij, i cili fokusohet në historinë dhe filozofinë e poezisë gojore në Ballkan dhe në teorinë e përkthimit letrar, titullohet "Poezia gojore në kulturën shqiptare dhe vendet e tjera ballkanike: Përkthimi i labirinteve të Papërkthyeshmërisë."

 

Teoria e Protonizmit: Sipas gazetës “The Dallas Morning News”, "Teoria e Protonizmit" e Marinajt kërkon të "promovojë paqen dhe të menduarit pozitiv" përmes kritikës letrare. Në vitin 2011, artikulimi i parë i kësaj teorie u botua në librin e tij "Protonizmi: nga Teoria në Praktikë", që menjëherë pas botimit mori Çmimin Albanian BookerMan për Letërsi nga Grupi Nacional i Medias në Tiranë.

 

(Fragment nga Wikipedia)

 

 

 

 

Një fshat i bukur kosovar, një parajsë në vete - Albinfo

Bukuri natyrore në Shqipëri

 

 

 

 

 


BÀI KHÁC
1 2 

image advertisement
image advertisement
image advertisement




























Thiết kế bởi VNPT | Quản trị