TROKU I LIRISË SË “KUAJVE” TË GJEKË MARINAJT NDJEHET EDHE NË VIETNAM - Nga Mai Văn Phấn
TROKU
I LIRISË SË “KUAJVE” TË GJEKË MARINAJT NDJEHET EDHE NË VIETNAM
Të dashur Miq,
Poeti vietnamez Mai Văn Phấn, i përkthyer edhe në shqip,
është një nga poetët më të përkthyer botëror. Janë shumë të pakët poetët që
shkruajnë në lartësinë e tij. Me fjalë të tjera, Mai Văn Phấn mund të na bëjnë
surpriza të madha nga dita në ditë, Artikullin e mëposhtëm e përktheva për që
ta keni më të lehtë për ta kuptuar ngaqë disa prej jush mund të kenë njohuri të
kufizuara të gjuhës vietnameze. Ky artikull është botuar sot në MVP-News , për
të cilin e falënderoj nga zemra.
(Gjekë Marinaj)
KUAJT...
Tërë jetën duke vrapuar rrimë
Shohim veç përpara
Ç’bëhet prapa s’duam t’ia dimë.
Ne nuk kemi emër
Të gjithëve kuaj na thonë.
Nuk qajmë,
Nuk qeshim;
Heshtim,
Dëgjojmë;
Hamë atë ç’na japin,
Ecim nga na thonë,
Asnjë nga ne s’është
mendje hollë.
Kush qe kalë mbreti,
Posti qe i lartë
Kush qe kalë princeshe
I bënë shalë të artë
Kush qe kalë fshatari
Pat samarë me kashtë
Kush qe kalë i egër
Tërë jetën fjeti
jashtë.
Po qemë dhe mbetem
kuaj, para njeriut.
(Gjekë
Marinaj)
Nga Mai Văn Phấn
Në
fillimet e dekadës së fundit të shekullit XX, para shpërbërjes së Bashkimi
Sovjetik dhe disa sistemeve të tjera socialiste të Evropës Lindore, lindi
poezia me titull "Kuajt" kompozuar nga poeti Gjekë Marinaj. Poezia
shpërtheu si një “bombë” e fuqishme dhe ndihmoi ndjeshëm në shkatërrimin e
fortesën së diktaturës së Shqipërisë së asaj kohe.
Aq më
tepër, presioni dhe trauma e kësaj poezie u përhap deri në Azi, duke përfshirë
edhe Vietnamin. Lexuesit vietnamezë që dinin anglishten e lexuar të parët këtë
poezi. Gjekë Marinaj u dha atyre empatinë dhe kuptimin e thellë të gjendjes,
dhe i frymëzoi njerëzit t’i mendonin me guxim opsionet kundër shtypjes dhe
shfrytëzimit dhe të ëndërronin realisht për një jetë të lirë dhe të lumtur.
Poezia
shpreh me finesë, njëherësh, jetën dhe abuzimin e njerëzve dhe kuajve - krijesa
që vuajnë tërë jetën plot vështirësi, por që kurrë nuk shijojnë arritje, dhe më
keq, mallkohen, rrahën, lidhen e nganjëherë edhe vriten.
Në
Vietnam kemi një idiomë që u referohet njerëzve që gjenden në pozita inferiore
me fjalët: "duke vuajtur si kalë dhe buall". Edhe fshatarët e
punëtorët e thjeshtë në Vietnam, të cilët janë njerëz të mirë, por të shtypur
dhe shfrytëzuar, u japin statusin "e buallit dhe kalit".
Jo vetëm
që shtypen fizikisht, por edhe privohen nga liria e arsyes, emocioneve dhe
shpirtit të tyre, por ne prapë "Nuk qajmë / Nuk qeshim / Heshtim /
Dëgjojmë." Kjo poezi kushtrimon me gjithë forcën e zërit të saj faktin
se diktatura e ka shndërruar shoqërinë njerëzore në një fermë gjigande, në të
cilën njerëzit jetojnë si kuaj, duke iu nënshtruar shtypjes dhe padrejtësisë
njerëzore gjatë gjithë jetës.
Dhe kjo
padrejtësi, në një shoqëri të tillë totalitare, vendos qartë ndarjen e klasave
midis sunduesve dhe të sunduarve. Sunduesit janë gjithmonë në kalë, në fron.
Poezia Kuajt na e ngacmon ndërgjegjen deri aty sa të dallojmë se edhe midis
kolegesh intelektual mund të përfundosh i ndarë në një nga dy klasa; në atë të
kuajve të sundimtarëve ose në atë të kuajve të stallës të të sunduarve dhe të
varfërve: "Kush qe kalë mbreti / posti qe i lartë / kush që kalë princeshe
/ i bënë shalë të artë”.
Poezia
“Kuajt” është vërtet denoncim i diktaturës. Ajo ka fuqi të zgjojë
vetëvlerësimin e secilit, t'u japë forcë të ngrihen kundër regjimit shtypës dhe
fillojnë hapat e para drejt një jetë të lirë dhe të lumtur.
Poezia “Kuajt”
u ka sjellë lexuesve vietnamezë një dritë të re, një dritë lirie e drejtësie
dhe i ka frymëzuar ata të luftojnë me guxim deri në fund për një rend të ri,
për një shoqëri të re.
Edhe pse
kanë kaluar tridhjetë vjet nga botimi i saj në gazetën Drita, ajo është e
freskët, na bind se nuk është kurrë vonë të kompozohemi, të shohim prapa, të
kërkojmë dhe studiojmë vlerat historike dhe forcën mobilizuese të kësaj poezie.
Sepse
ajo ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në procesin e nxitjes për të kërkuar
një gjetje të duhur, për të hartuar një rrugë të sigurte drejt një jete të lirë
dhe demokratike. “Kuajt” e ka bërë këtë jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për
botën, përfshirë këtu edhe Vietnamin.
Ndaj në
emër të atyre që e duan lirinë, drejtësinë dhe letërsinë, dëshiroj të shpreh
mirënjohjen time të thellë për poetin Gjekë Marinaj, sepse më këtë poezi ai
mbolli bërthamat e lirisë, drejtësisë dhe lumturisë në mendjet dhe zemrat e
njerëzve të vendit tim.
Mai Văn
Phấn, Poet Vietnamez (Versioni origjinal i këtij shkrimi mund të gjendet i
botuar në MVF-News